Teksa dje u festua në mbarë botën dita e të dashurarve, në Iran ishte e ndaluar prodhimi i dhuratave të Shën Valentinit dhe çdo promovim tjetër i kësaj ditë, pasi shihet si një përhapje e kulturës perëndimore.

Festimi i 14 shkurtit nuk është zyrtarisht i ndaluar, por ekstremistët kanë paralajmëruar vazhdimisht për përhapjen korruptive të vlerave perëndimore.

Agjensitë iraniane të zbatimit të ligjit lëshojnë paralajmërime çdo vit dhe ndonjëherë mbyllin bizneset që shesin arinj pelushi të bërë me zemër të kuqe në gjoks, çokollatë dhe ëmbëlsira të lidhura me shirita të kuq, balona të kuq dhe madje edhe trëndafila të kuq. 

Prokuroria e qytetit Kom, kërcënoi bizneset që promovojnë “simbole antikulturore siç janë simbolet e Shën Valentinit” se do t’i mbyllin ato nga një në gjashtë muaj nëse nuk respektojnë rregullat.

Të rinjtë iranianë shpesh festojnë ditën e Shën Valentinit në kafene dhe restorante. Qeveria paralajmëron këto institucione paraprakisht për t’i ndaluar njerëzit të festojnë ditën e ndaluar të dashurisë. Asnjë qirinjë apo balonë të kuq, nuk ka shkëmbim dhuratash dhe padyshim që nuk ka oferta speciale për këtë rast.

Disa iranianë laikë, të cilët gjithashtu nuk e aprovojnë të festojnë një festë jo-iraniane me rrënjë në traditën e krishterë, janë përpjekur të ofrojnë një alternative iraniane për Ditën e Shën Valentinit, festimi i ditës së Sepandarmaz, perëndeshë e pjellorisë dhe tokës në kulturën e lashtë iraniane dhe në fenë Zoroastrian.

Iranët e lashtë festuan ditën e Sepandarmazit duke ofruar dhurata për gratë. Kjo ditë bie më 19 shkurt, vetëm disa ditë pas Ditës së Shën Valentinit. Në mungesë të një force lëvizëse tregtare, festimi i Ditës së Sepandarmaz nuk është bërë vërtet një sfidë e madhe për rivalin e saj perëndimor, të paktën tani për tani.