Autoritetet në Viktoria të Australisë kanë publikuar foton e një personi në kërkim për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e tij.

I riu Jess Mabilia, 28 vjeç, është në kërkim për shkelje të urdhrave të gjykatës.

Por pamja e tij duket se ka tërhequr më shumë vëmendjen sesa përpjekja për ta arrestuar.

Shumë vajza kanë komentuar përbri fotos. Një prej tyre i bënte ofertë që “të fshihej në shtëpinë e saj”.

Një tjetër thoshte se shpresonte ta gjente para se ta kapnin autoritetet. Ndërsa një tjetër e krahasoi Mabiliasin me këngëtarin e famshëm John Meyer.