Zumba është mjaft e përhapur në palestra, për të rënë në peshë, për të humbur kalori dhe pse jo për të shijuar ritmin.

Por në Iran këto ushtrime nuk lejohen, pasi autoritetet e vendit deklaruar se ky kërcim “është kontrovers me ideologjinë islamike”, përcjell "Top Channel" 

“Në kuadër të aktiviteteve të tilla si Zumba, performimi i lëvizjeve ritmike apo kërcimit në ndonjë lloj forme nuk është ligjore në asnjë formë apo titull dhe kërkohet ndalimi i lëvizjeve të tilla”, shkruan Ali Majdara, kreu i Federatës së Përgjithshme të Sporteve në Iran , në një letër publike dërguar ministrit të Rinisë në fillim të muajit.

Fedarata vazhdon të nxisë zhvillimin e “atletikës për këdo në kuadrin e ideologjisë supreme islame”.