Ngrohja e motit të dielën e fundit të muajit janar, ka bërë që shumë qytetarë t'i drejtohen shëtitores më të frekuentuar të Durrësit, asaj "Taulantia".

Dielli i sotëm i ka shtuar gjallërinë lagjes nr.1 të qytetit bregdetar pasi persona të moshave të ndryshme, kanë zgjedhur këtë pjesë të Durrësit për të shëtitur, pirë kafenë, konsumuar drekën në restorantet e shumta apo për të përjetësuar këto momente të ngrohta në muajin e dimrit duke shkrepur fotografi në shkallët e "Sfinksit".

Edhe pse të veshur me rroba të trasha, një ditë si kjo e sotmja, të bën të mendosh që pranvera nuk është shumë larg edhe pse dimri ka ende ditë të tjera për të ndarë me ne, me edhe pa reshje shiu!