Ndërsa apeli i vazhdueshëm gjatë këtyre ditëve është vetizolimi në shtëpi, një i ri ka zgjedhur që performancën artistike ta bëjë në mes të sheshit.

Siç shihet edhe në video, ky qytetar i pashqetësuar për praninë e policit vazhdon të kërcejë nën tingujt e muzikës latine, në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbe”.