Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

14/04/2019 - 08:50

Programi “Dua të të bëj të lumtur” rrëfeu historinë e një vajze të re, e cila lufton çdo ditë për jetën. Kjo ishte historia e Kristinës që dy vite me përpara ishte diagnostikuar me kancer. Kur ishte në vitin e parë të gjimnazit ajo kishte filluar të ndjente lodhje dhe shqetësime në këmbën e majtë.

Pas shumë konsultave mjekësore, Kristina kishte zbuluar që shqetësimet i vinin si pasojë e tumorit.

Familja e kishte dërguar në Itali që të operohej, por fatkeqësisht doktorët për t’i shpëtuar jetën ishin detyruar që t’i prisnin këmbën, pasi tumori kishte avancuar shumë. Kristina pas operacionit i ishte nënshtruar disa kimioterapive dhe muaj më vonë doktorët kishin zbuluar disa njolla në mushkeri.

Ajo ishte nënshtruar një operacioni tjetër i cili kishte përfunduar me sukses.

Në studio kishin ardhur shokët e saj të gjimnazit me dëshirën për ta bërë të lumtur Kristinën dhe për t’i thënë se nuk është vetëm dhe se jeta pavarësisht pengesave dhe sfidave që na vendos përpara është gjithmonë e bukur. Kristina rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar dhe ndjenjat që e kishin shoqëruar gjatë gjithë kohës.

“Kam menduar shumë pas operacionit të parë dhe shpesh herë thoja me vete se pse nuk vdiqa, se pse vazhdoj të jetoj. Por tashmë kam kuptuar që jeta është e bukur dhe kur ke forcë dhe dëshirë për të jetuar, ti mund të kalosh çdo vështirësi.”

E ftuar surprizë për Kristinën në program ishte këngëtarja e baladave hit, Fifi e cila u shpreh: “Edhe unë kam kaluar plot vështirësi në jetën time, por jo si ti. Ne jemi shumë të forta dhe tepër të guximshëm dhe nëse unë të duhem për ndonjë gjë do të jem aty për ty.” /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër, pasi një bankomat nisi të nxjerr para në kohën që njerëzit kalonin aty pranë.

Vetëm pak ditë më parë ylli televiziv Kim Kardashian ndodhej për një vizitë në “Shtëpinë e Bardhë” ku tregoi se ka nisur bashkëpunimin me

Ditë më parë, saktësisht në ditëlindjen e tij, Gjykata e Tiranës la të lirë reperin Stresi.

Albi Gjoka nga Durrësi, është një i ri shqiptar, që sapo ka hedhur hapat e parë të suksesit në rrugën e politikës së jashtme ndërkombëtar

Truri i njeriut mund të prodhojë 12.000 deri në 50.000 mendime në ditë, megjithatë ende nuk e dimë se çfarë tjetër është i aftë të bëjë.

Ashtu si lëkura, flokët tanë, sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim.

Aktivitetet kriminale të lidhura me produktet e falsifikuara po kryhen nga rrjete të krimit të organizuar gjithnjë e më shumë të profesio

Në atmosferën e duartrokitjeve të miniserialit amerikan “Chernobyl”, ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një ka

Kapiteni i Real Madrid-it dhe Spanjës, Sergio Ramos, është martuar këtë të shtunë me drejtuesen televizive spanjolle, Pilar Rub

Kur Chris Quinten u largua nga Coronation Street në vitin 1989, fansat e tij mbetën zemërthyer.