Vera është sezoni për ndryshimet e mëdha në televizionet shqiptare. Në shtator shumë emisione, moderatorë ndryshojnë vendin e tyre të punës.

Edhe në Tv Klan, do të ketë disa zhvillime të reja, ku sipas “News.31”, dy emisione të njohura do të mbyllen këtë sezon të ri.

Bëhet fjalë për emisionin “Ditë për ditë” të Alba Çobajt dhe “Sfida e gatimit” të dy shefave të kuzhinës, Alfios dhe Indritit, do të mbyllen.