Në shtëpi me vajzën, Rudina Hajdari rrëfen ditët e izolimit larg bashkëshortit

26/03/2020 - 11:42

E ftuar përmes "Skype" në emisionin "Vizioni i Pasdites", deputetja Rudina Hajdari ka treguar se po i kalon ditët e izolimit në shtëpi bashkë me vajzën e saj, Sihana.

Bashkëshorti i saj ndodhet në Amerikë dhe është izoluar atje për shkak të punës.

"Jam në shtëpi e izoluar. Kemi dy javë që jemi në shtëpi bashkë me vajzën. Ditë pas dite jemi mësuar të krijojmë rutinën që mos të na shkojë dita kot. Unë jam e angazhuar me punët e mia. Jam e angazhuar me vajzën e cila ka pjesën e vetë. Bëjmë aktivitete të ndryshme me vajzën që dhe ajo të mos mërzitet. Bashkëshorti im është në Amerikë, ku dhe është izoluar. Vajza flet me të atin dhe me gjyshërit në telefon. Jemi duke e ndjekur situatën që po kalojnë të gjithë, armiku që na ka dale përpara nuk do tja dijë për askënd. Sapo kam gatuar, kam gatuar pilaf me pulë me erëza dhe perime të ziera që vajza të ushqehet me proteina. Mundohemi të mos hamë shumë. Gatimi është si detyrim këto ditë dhe mundohem të gatuaj me vajzën që ta shijojmë më shumë."

Teksa ka komentuar masat shtrënguese të qeverisë, Hajdari i cilësoi ato të rrepta por të duhura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Secili në shtëpinë e vet, duke ruajtur distancat, por njëkohësisht duke mos i mohuar njëri-tjetrit një drekë mes miqsh.

Victoria Beckham ka lajmëruar se do të dhurojë 20% të të gjithë shitjeve të firmës së saj të modës dhe brand-it të bukurisë për njerëzit

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të

Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit.

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus.

Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan, të zhvendosur nga Kanada për në SHBA

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes,

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, jep një lajm të mirë për shqiptarët, që po luftojnë prej javësh me koronavirusin.

Prezantuesi dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.