Një shofere ka përfunduar në lumë në New Yersey pasi shkeli aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave.

Ngjarja ndodhi në Hackensack dhe shoferja sapo kishte dalë nga lavazhi me një Mercedes SUV.

Automjeti u zhyt poshtë një argjinature në brigjet me baltë të lumit Hackensack.

Policia raportoi se 64-vjeçarja dhe vajza e saj arritën të dilnin nga automjeti me lëndime të lehta dhe të ktheheshin në breg, me ndihmën e një personi që u hodh në lumë për t'i shpëtuar.