Fotografitë dhe videot e kryeministrit britanik, Boris Johnson duke votuar së bashku me qenin e tij, Dilyn, nuk janë të vetmet që janë bërë virale në mediet sociale.

Britanikë të shumtë kano postuar fotografi në Twitter nga qendrat e votimeve të shoqëruar nga qentë e tyre, të çdo race dhe madhësie. Në Kent dikush vendosi ta bënte histori duke u paraqitur në qendrën e votimit hipur mbi një kalë.

Në mesin e të famshmëve që vendosën të sjellin kafshën e tyre për të votuar përveç kryeministrit, ishte edhe kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i cili publikoi një video në Twitter së bashku me labradorin e tij të bardhë, Luna.