Vetëm 30 vjeçe, por ka plot 11 fëmijë. Ajo tregon sesi fëmijët zbazin shtëpinë pesë herë në ditë dhe për ta përdor një minibus për t’i transportuar në shkollë.

Çifti Joseph Sutton, 35 vjeç dhe gruaja Nicole, 30 vjeçe, jetojnë me njëmbëdhjetë fëmijët e tyre në Aspatria, Cumbria, Britani e Madhe.

Mendimi i fëmijëve kurrë nuk u fut në diskutimet e tyre, kur dyshja u takuan për herë të parë në 2005.

Por pasi Nicole mbeti shtatzënë me vajzën e tyre të parë Rhiannan, tani 14 vjeçe, foshnjat vazhduan të vijnë njëra pas tjetrës.

Çifti thotë se  kurrë nuk mund të kishin ëndërruar të ishin kaq të lumtur dhe e duan familjen e tyre të madhe.

Sidoqoftë, Jozefi pranoi se ndonjëherë i duket e vështirë për t’i rrittur ata. “Njerëzit pyesin se si po shkojmë dhe thonë se nuk mund të kujdeseshin për ta. Disa ditë është më e vështirë se të tjerët, sidoemos kur jemi të lodhur. Por tani është kthyer gjithçka në një rutinë dhe të gjithë marrin shumicën e kohës, si në çdo familje tjetër me vëllezër dhe motra.”