Të martën, moderatori i famshëm italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar, Felicita, mbërritën me ambulancë në spitalin Mauriziano në Torino.

Ata rezultuan pozitivë ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19. Mirëpo, pas disa ditësh betejë me virusin, mamaja e moderatorit ka ndërruar jetë.

Ajo s’ka mundur t’i bëjë ballë koronavirusit dhe ka humbur jetën në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e hidhur e dha aktorja e njohur transeksuale Vladimir Luxuria, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për mamanë e Piero-s, Felicita. Ajo nuk ia doli dot.”– ishin fjalët e saj në postim.

Ndërkohë, moderatori po qëndron ende në spital, nën kujdesin e mjekëve.