Një grua e prekur me koronavirus, në provincën Zhejiang të Kinës,  ka lindur fëmijën e saj të painfektuar.

Foshnja i gjinisë mashkull, i është nënshtruar testit të acidit nukleik dhe rezultoi negativ nga virusi.

Ai po merr kujdes intensiv dhe do të testohet sërish në ditët në vijim për të konfirmuar mungesën e virusit vdekjeprurës.

Aktualisht ai nuk lejohet të qëndrojë me nënën e tij.