Nëna e re ankohet për gjoksin e madh pas shtatzënisë: Më ka shkatërruar jetën

11/06/2019 - 17:14

Një nënë nga Skocia ka rrëfyer se iu rrit gjoksi në përmasa të mëdha, pasi solli në jetë vajzën e saj në tetor të vitit 2018.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Natalie Donnan, 21 vjeçe.

Ajo thotë se i kanë shkaktuar dhimbje të shpinës, gjë që e bën të duket si "gungaçe". Nëna thotë se gjoksi i saj ka shumë plagë dhe e ka të vështirë të gjejë sytjena të përshtatshme.

Përveç kësaj, e ka të pamundur të bëjë palestër ose të bëjë ecje të gjata për shkak të dhimbjeve.

"Ka ndikuar në çdo gjë, duke nisur nga imazhi i trupit deri tek blerja e rrobave dhe sytjenave që më përshtaten. Ato tërheqin vëmendje gjithë kohës dhe e urrej këtë. Një mbrëmje isha në punë deri vonë dhe kur dola po më ngacmonin disa burra të dehur. Kjo më bëri të ndihesha shumë keq, ishte e tmerrshme.

Nuk dua të vesh asgjë që më bën të ndihem seksi dhe nuk mund të vesh asgjë që më jep vetëbesim. Është e vështirë të gjej një të dashur që kujdeset për mua. Nëse përdor aplikacionet e takimit, të gjitha mesazhet që marr janë rreth gjoksit tim. Kjo nuk është vëmendja që dua të marr nga njerëzit. Gjoksi më ka shkatërruar jetën", u shpreh 21-vjeçarja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kapiteni i Real Madrid-it dhe Spanjës, Sergio Ramos, është martuar këtë të shtunë me drejtuesen televizive spanjolle, Pilar Rub

Kur Chris Quinten u largua nga Coronation Street në vitin 1989, fansat e tij mbetën zemërthyer.

Një rrëfim mjaft të dhimbshëm ka dhënë ylli i Chelseas, Jorginho, ai ka treguar se si ka jetuar me vetëm 20 paundë në javë.

Neymar ka dorëzuar dëshminë e tij te autoritetet në Sao Paulo gjatë një marrje në pyetje prej pesë orësh, në të cilën ai iu përgjigj të g

Pa dyshim që Zaho Rama është dobësia e vëllait dhe motrës së tij.

Lionel Mesi, Roxher Federer, Kristiano Ronaldo apo Flojd Mejuedhër janë disa prej sportistëve miliarderë të fiksuar pas makinave të shtre

Bebe Rexha është një prej artisteve me famë botërore, e cila merr miliona klikime dhe ngjit toplistat muzikore me këngët e saj.

Reperi Stresi i cili feston sot 33-vjetorin e lindjes, është pritur me duartrokitje nga miq dhe familjarë të cilët kanë pritur lirimin e

Kërcim dashurie nuk ndodh vetëm mes njerëzve. 

Ndoshta nuk e e besoni, por pasi të shihni këtë video do të ndryshoni mendje.