Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pasi lindi vajzën e saj.  Nëna 36-vjeçare, e identifikuar vetëm si Galina, thuhet se është infektuar me virusin në një qendër perinatale në qytetin Ivano-Frankivsk, në Ukrainën perëndimore.

Ajo u pranua në qendër në 10 mars kur nuk kishte asnjë shenjë të virusit, raportojnë mediat lokale, por u sëmurë rëndë pas një qëndrimi 19-ditor në njësi.

Zëdhënësi i autoriteteve lokale të shëndetit, Volodymyr Chemny tha gjatë një konference për shtyp: “Më 29 mars, gjendja e gruas papritmas u përkeqësua. Niveli i oksigjenit në gjakun e saj u ul ndjeshëm. Temperatura e trupit u ngrit në 39 gradë Celsius.

Ajo filloi të ketë probleme në frymëmarrje dhe shpejt zhvilloi pneumoni. Ajo u testua pozitive për koronavirus”.

Në të njëjtën ditë në mbrëmje Galina lindi një vajzë të shëndetshme 2.5 kilogram.

Pas kësaj, gjendja e saj u bë kritike. Ajo u dergua në njësinë e kujdesit intensiv dhe u vendos në një ventilator.

E afërmja e saj, Oksana Stasevich, tha: “Na thanë që ajo po vdiste. Ata na lejuan të futeshim në repartin e saj dhe t’i themi lamtumirë. Galina vdiq disa orë pasi lindi fëmijën e saj’, raporton Daily Mail. 

Zonja Stasevich beson se Galina ra në kontakt me koronavirusin në institucionin shëndetësor dhe fajëson stafin e saj për vdekjen e nënës së re.