Polemizonin mbi çdo argument, debatonin fort dhe ziheshin përditë në shtëpi. Kjo ishte pak a shumë panorama e përditshme në shtëpinë e 49-vjeçares ruse Tatiana Degirmendzhy, e cila nuk duronte dot vajzën e saj 18-vjeçare Yulia.

Sipas nënës, adoleshentja ishte shumë polemizuese, aq sa ndonjëherë ajo e shihte si armike apo rivale. E pas grindjeve disa vjeçare, në një moment, nëna humb arsyen dhe masakron që të bijën me sëpatë.

Ka pritur derisa 18-vjeçaren ta zinte gjumi në krevat e më pas e ka goditur me sëpatë, duke e ndarë në copa dhe duke kthyer krevatin në një pellg gjaku.

Më pas është larguar me vrap nga shtëpia, duke u ngjitur në trenin e parë që gjeti në stacion. Trupi i vajzës është gjetur disa orë më vonë nga vëllai 22-vjeçar Sertan, që kur është kthyer në shtëpi është përballur me skenën macabre.

Pasi është arrestuar, Tatiana, që rrezikon 15 vite burg, nuk ka treguar aspak pendesë.

“Vajza ime polemizon shumë, nëse do të kisha pasur 7 vajza të tjera si ajo, do t’i kisha vrarë të gjitha njëra pas tjetrës”, ka deklaruar ajo para hetuesve.