Nëntori, muaji që u mori jetën emrave të njohur...

Postuar: 20/11/2017 - 22:11

   Në vitet e fundit, muaji nëntor mund të konsiderohet si aspak pozitiv porsa i takon ndarjes nga jeta të emrave të njohur të muzikës, artit, politikës dhe spektakleve. Ndoshta një koeçidencë e frikshme kjo që ndodh në nëntor, duke nisur nga 2013, për të vijuar më pas me vitet në vazhdim.

Disa nga emrat e njohur që humbën jetën në muajin nëntor mund t’i lexoni si më poshtë:

Sokol Olldashi – Politikani i nderuar i Partisë Demokratike humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013 si pasojë e një aksidenti tragjike gjatë orëve të mbrëmjes. Mëngjesin e 21 nëntorit,  shqiptarët dhe veçanërisht të afërmit e Olldashit, u zgjuan të tronditur nga lajmi se ish- ministri i transporteve në kabinetin Berisha ishte shuar papritur. Sokol Olldashi u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Dr Flori – Ishte mbrëmja e 17 nëntorit të vitit 2014, ku këngëtari Florian Kondi, i njohur si “Dr. Flori”, humbi jetën në spital si pasojë e një mbidoze. Kjo ngjarje tronditi opinion publik, teksa të nesërmen në lajme do të lexonin për largimin e parakohshëm nga jeta të një prej këngëtarëve më të dashur në Shqipëri. Dr. Flori na ka dhuruar muzikë të bukur që prej fillimit të viteve 2000. Flori la pas bashkëshorten e tij Blerinën dhe dy fëmijët, Kaltrinën dhe Danielin.

Elida Cangonji - Më 28 nentor, krejt në heshtje dhe pa asnjë lajmërim mediatik, ndërroi jetë si pasojë e leucemisë akute Elida Cangonji. Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare. Cangonji ushtronte profesionin mjekes psikiatre prej 30 vjetësh.

Megi Yzeiri - Më 24 nëntor të 2014-ës, ish-balerina e Tv Klan, Megi Yzeiri u nda nga jeta si pasojë e vetvrasjes. Megi Yzeiri studionte në vitin e tretë për koreografi dhe në 2013-ën ka qenë një nga balerinat në betejën koreografike të zhvilluar tek ‘E Diela Shqiptare’.

Ergi Dini – Nëntori i kaluar ishte i mallkuar për familjen Dini, pasi mbrëmja e 21-nëntorit i mori atyre njeriun më të dashur, Ergin. Një nga zërat më të veçantë që kemi dëgjuar në Shqipëri, u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një aksidenti me motor, ku së bashku me të do të largohej edhe djali i gazetares Erestina Halili, Kejdi. Të dy djemtë ishin në lule të rinisë, dhe kjo ishte një dramë më vete. Ergin e priste padyshim një karrierë e suksesshme përpara, pasi i kishte dhënë të gjitha provat.

Aleksandër Lalo – Mbrëmjen e 20 nëntorit të vitit 2017 u nda nga jeta kompozitori i mirënjohur Aleksandër Lalo. Të gjithë u habitën dje teksa lexonin në media lajmin për ndarjen nga jeta të maestros së njohur, i cili në ato çaste ishte duke u parë nga teleshikuesit në emisionin “Ces’t la Vie” në televizionin Klan. Maestro Lalo humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në moshën 68-vjeçare. /syri.net

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo mund të jetë parajsa.

   Një peticion në mbështetje të një shoferi francez autobusësh që përballet me masë disiplinore pasi u filmua teksa qëllonte me shuplakë

Ka sezone kur flokët tuaj janë shumë të butë dhe me shkëlqim, por ka dhe raste kur janë shumë të ashpër dhe të thatë.

Fëmijët kanë dalë në rrugët e Gjermanisë këtë javë për të protestuar kundër përdorimit të tepruar të telefonavae nga prindërit e tyre.

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë që disa tifozë të kalojnë një natë të paharruar.

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar turistin e parë që do të fluturojë rreth Hënës.

   Njerëzit nuk mund të jenë 100% të mirë apo të këqij, ne të gjithë kemi një sasi të mirësisë dhe të keqes në trupin tonë.

   Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar statujën e një sfinksi ndërkohë që zbraznin ujin nga tempulli faraonik i Kom Ombo në qytetin jugor

Njerëzit shpesh përcaktojnë qëllime të ndryshme gjatë gjithë jetës së tyre.

Të gjithë atë njerëz që përtojnë të shkojnë në palestër apo nuk ushtrojnë aktivitet fizik, do t'ju vijë shumë keq për veten e tyre pasi t