Nga Colgate, te Coca Cola/ 5 gjërat që ju duhen për ta mbajtur makinën si të re

10/11/2019 - 11:24

Zotërimi i një makine vjen me shumë përgjegjësi. Ju duhet të paguani taksa shtesë, si dhe të siguroheni që makina juaj është në gjendje të mirë për të udhëtuar.

Ndryshoni vajin, kontrolloni presionin e gomës dhe rregullisht silleni në një garazh për ta kontrolluar atë.

Po, të zotërosh një makinë nuk është gjithmon argëtuese, sepse përveç ruajtjes së asaj që është nën ‘kapuçin’ e makinës, duhet të pastroni rregullisht edhe brendësinë dhe pjesën e jashtme të makinës suaj.

Këtu ju tregojmë pesë truke të mrekullueshme, që makina juaj të shkëlqejë si kurrë më parë.

1.Pastroni fenerët

Pasi të keni udhëtuar për një kohë, fenerët tuaj mund të duken të pistë. Për fat të mirë, ato pastrohen me pastë dhëmbësh. Pasi ta keni fërkuar mirë pastën e dhëmbëve tek fenerët, lëreni për rreth 15 minuta. Më pas merrni një furçë dhëmbësh të vjetër dhe filloni të pastroni në fenerët. Do të shihni që pasta e dhëmbëve kthehet në kafe për shkak të gjithë papastërtisë. Pasi të keni pastruar çdo vend të fenerëve, hiqni pastën e dhëmbëve me një peshqir të lagur. Do të shihni që fenerët tuaj po shkëlqejnë si kurrë më parë.

2.Hiqni gërvishtjet

Kjo metodë funksionon vetëm për gërvishtjet sipërfaqësore që kryesisht përbëhen nga papastërtitë, sepse për të rregulluar gërvishtjet më të thella do t'ju duhet të kontaktoni një profesionist. Për të pastruar gërvishtjet sipërfaqësore derdhni pak aceton thonjësh në një leckë dhe më pas fshini gërvishtjet sipërfaqësore.

3.Rregulloni makinën tuaj

Ne transportojmë të gjitha llojet e mbeturinave në makinën tonë. Kështu hidhini kabllot, shishet e ujit, këpucët e palestrës dhe çfarë keni. Edhe nëse nuk jeni tip organizativ, përpiquni ta pastroni të paktën një herë në gjashtë muaj.

4.Hiqni ushqimin

Kur hani në makinë gjatë një udhëtimi të gjatë mundohuni të shtroni një mbulesë.

5.Përdorni coca-cola për të pastruar vajin e makinës

Nëse makina juaj ka derdhur vaj në dyshemenë e parkingut, mos u shqetësoni, por derdhni një shishe coca-cola dhe derdheni mbi të.

Prisni për rreth 15 minuta dhe përdorni një furçë të fortë të për të pastruar vajin nga dyshemeja. Më pas shpëlajeni me ujë. Cola përmban acid karbonik dhe acide të tjera që heqin njollën e vajit nga guri ose betoni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së fundmi, këngëtarja e njohur Beyonce është akuzuar se ka gënjyer sepse nuk i takon personave me ngjyrë.

Një ish-ndihmëse e lartë e Melania Trump, njëkohësisht ish-mikeshë e saj, e cila ndihmoi në mbikëqyrjen e ceremonisë së përurimit të pres

Një grua në Britaninë e Madhe, thotë se ende i ushqen vajzat e saj me qumësht gjiri, pavarësisht faktit se ato janë respektivisht, katër

Mëngjesin e 6 korrikut, në moshën 92-vjeçare, u shua kompozitori i njohur italian, Ennio Morricone.

Meghan Markle dhe Princ Harry mbyllën zyrtarisht fondacionin e tyre ‘SussexRoyal’ duke paraqitur dokumentat e tyre në Londër.

Vdes në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone.

Yndyra e flokëve mund të jetë një problem i madh nëse nuk tregohet kujdesi i duhur.

Është vetëm 12 vjeçe dhe ka fituar një listë të gjatë çmimesh të ndryshme falë zërit të saj të bukur.

Përkundër besimit që kemi thuajse të gjithë, lëkura e thatë nuk është vetëm problem gjatë dimrit.