23-vjeçari rumun, Kosmin Birlan, i ka surprizuar të gjithë me historinë e tij, teksa vendosi të hiqte dorë nga futbolli, për t’iu përkushtuar jetës si këngëtar dasmash.

Birlan ka qenë pjesë e skuadrave të njohura rumune si Panduri dhe Kraivoa. Ai zbulon në një prononcim për mediat, se lidhjet e krijuara gjatë kohës që ai ishte futbollist e kanë ndihmuar atë në profesionin e ri.

“Gjithmonë kam pasur talent në të kënduar. Shokët e skuadrës më tallnin shpesh për këtë gjë, por pasi lashë futbollin fillova ta mendoj seriozisht një të ardhme si këngëtar dasmash. Tani e them pa problem se nuk jam i penduar që e lashë futbollin”, u shpreh 23-vjeçari për një media rumune.