Nga këto lloje mikesh, duhet të qëndroni sa më larg

06/12/2018 - 14:06

Nëse mendoni që jeni të rrethuara me mike të cilat do t’i fusin duart në zjarr për ju, mbase pas këtij teksti do t’i hapni mirë sytë.

Kur jemi në moshë të re mendojmë që kemi shumë mike. Dhe besojmë fuqishëm që gjithmonë do të jenë me ne. Mirëpo ndonjëherë nuk është ashtu.

Për disa nga ato mendojmë që do plakemi bashkë, ndërkaq të tjerave do t’ua falim ndërhyrjet e vazhdueshme dhe dobësitë për të mirën e grupit.

Pikërisht ky grupi i dytë gjithmonë do të krijojë probleme. Për t’i penguar ato që t’ju krijojnë probleme, duhet të ndaheni me kohë.

Ajo e cila ju shfrytëzon

Ajo qëndron me ju vetëm kur i nevojitet diçka. Kur duhet t’i jepni para hua, t’i dëgjoni ankimet për ish-in, ose kur i bëni ndonjë shërbim tjetër. Ajo as që do të kujtohet t’ju pyesë si jeni apo a ju nevojitet diçka. Thjesht ajo nuk e çan kokën për këto gjëra.

Garuesja

Jeta e saj është lojë e përhershme, një garë e përhershme. Gjithmonë do të garojë me ju, p.sh. se është më e mençur, më e bukur, më simpatike, e cila e ka edhe të dashurin më të mirë. Për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër, rëndësi ka që ajo është më e mirë se ju, madje e thotë këtë para të gjithëve.

Kritikuesja

Keni shtuar peshë? Ajo do t’jua thotë këtë, por me një dozë ironie. Nëse keni humbur peshë, ajo as që do ta vërejë. Gjithmonë do të gjejë mënyrë që t’ju ulë vetëbesimin, kurdo që të jetë kjo e mundshme. Negativja e tillë me siguri nuk ju nevojitet ta keni pranë.

Nuk është personi edhe aq i dëshiruar, apo jo?

Ju kopjon në çdo gjë. Keni blerë fustan të kuq shumë të bukur dhe të nesërmen atë e shihni me fustan të njëjtë. I keni treguar për mashkullin i cili ju pëlqen dhe ajo të nesërm e cakton takimin me të.

E keni njohur me miqtë tuaj dhe ajo fillon të shoqërohet me ta, ndërkaq juve ju injoron. Nëse keni mike të tillë – ikni sa më larg nga ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emrat prej serialit televiziv “Game of Thrones” gjenden gjithmonë e më shumë në certifikatat e lindjes në Gjermani.

Astrologët kanë përcaktuar se femrat që i përkasin shenjës së Ujorit dhe Luanit, janë ato femra që konsiderohen si më inteligjentet.

Çifti i njohur i showbizit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga dyshet më simpatike në showbiz-in shqiptar, jeta e të cilëve

Një çift të moshuarish janë kthyer në kishë për të ripërsëritur betimet e tyre në 75-vjetorin e martesës.

Teksa i shohim nga ekrani, shpeshherë duam që të kemi mënyrën joshëse të jetesës së të pasurve dhe të famshmëve, pa e ditur që për të arr

Producenti Steve Golin humbi jetën në moshën 64-vjeçare pas betejës me kancerin.

Vitet e fundit është bërë trend që femrat të bëjnë rimodelim të fytyrës apo dhe trupit të tyre.

Në autobusin e linjës Hamallaj-Durrës, qytetarët janë detyruar të hapin çadrat, pasi mjeti i transportit e fut shiun brenda.

Si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj?

Pranverë

Ajri i ndotur mund të ndikojë në rritjen e kriminalitetit.