Frikë në rrugët e Sidney, Australi kur nga një makinë njerëzit kanë parë një peshkaqen. Bëhet fjalë për disa peshkatarë që kishin kapur një ekzemplar në Botany Bay, në brigjet australiane dhe po e çonin atë në shtëpi.

Kafsha i gjatë dy metra dhe me një peshë 165 kg, është shfaqur në pjesën e pasme të nje barke që tërhiqej nga makina me dhëmbët e nxjerrë jashtë.

Peshkatari Nathan Struck, i cili kishte autorizim ligjor për të peshkuar këtë krijesë, ka shpjeguar që ekzemplarin nuk e nxinte makina dhe prandaj është në këtë pozicion.

Videoja e postuar në Facebook ka ngjallur polemika mes përdoruesve. Disa i kanë bërë elozhe peshkatarit për kapjen e kafshës, ndërsa disa të tjerë kanë shprehur trishtim për trajtimin e peshkaqenit.