Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Nga maskat anti-rrudhë te djersitja e tepërt, ky produkt mund të bëjë mrekulli!

11/04/2021 - 16:03

Niseshteja e misrit mund të jetë një ndër përbërësit kryesorë të kuzhinës suaj, por ajo që nuk dinit është se mund të përdoret gjerësisht edhe si produkt bukurie.

Kjo gjë ndoshta nuk është e re për gjyshet tuaja, pasi në pamundësi për të patur një krem apo gjithëfarë produkti tjetër kozmetik, ishin përbërësit natyralë ata që u vinin atyre  në ndihmë.

Maska anti-rrudhë

Përzieni ¼ e filxhanit të kafesë me niseshte misri me një të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht. Aplikojeni këtë masë homogjene në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta derisa fytyra të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përsëriteni këtë maskë rregullisht për të luftuar rrudhat e para të bukurisë.

Pastron qelizat e vdekura të lëkurës

Një mënyrë natyrale dhe e butë për të hequr qafe qelizat e vdekura të lëkurës që e lënë çehren tuaj të pajetë është duke masazhuar niseshte misri në fytyrën tuaj të lagur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndriçuar kompleksin e lëkurës.

Neutralizon erën e djersës

Fshijini sqetullat tuaja me një leckë të lagur me alkool e prisni sa lëkura të thahet. Më pas lyejini direkt me niseshte misri për të mbajtur këtë zonë të trupit të thatë. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të neutralizuar aromën e djersës.

Shampo e thatë

Nuk keni kohë të bëni një dush dhe yndyra e flokëve është e dukshme. Ajo që duhet të bëni është të spërkasni pak niseshte në rrënjët e flokëve që kjo e fundit të përthajë yndyrën. Më pas shkundni flokët për të eliminuar mbetjet e niseshtesë. /RevistaLiving

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ermal Mamaqi është tani edhe një producent i njohur filmash dhe këtë e tregon suksesi i dy filmave të fundit “Dy gisht mjaltë” dhe “I lov

Ditën e sotme, Tea Trifoni ishte e ftuar në “E diell”, krah çiftit Melisa-Andi dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa folur për ta.

Xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja amerikane Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është parë në shkallët e stadiumit, i shoqëruar nga një vajze brune.

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD-së, ka folur për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shenja zodiakale nën të cilën kemi lindur zbulon gjithashtu se ndaj cilave mëkate jemi më të prirur të dorëzohemi.

Dashi

Dy vëllezërit Duka, Agron dhe Armand, kanë pozuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa konsumojnë një gotë verë të kuqe. 

Tabloja "Gruaja e ulur pranë dritares" e Pablo Picassos u shit sot 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar te Christie's, në N

Seriali i famshëm “Friends” do të rikthehet në HBO Max më 27 maj.