Portieri Loris Karius ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj here jo për gafat e bërë në ndeshje, po për "ngacmim" të një vajze turke në Instagram.

Një përshëndetje "Ç'kemi, si je?" ka mjaftuar që gjermani të zërë një hapësirë të madhe në media. Vajza, të cilës Karius i shkroi në Instagam e ka shpërndarë bisedën e portierit të Beshiktashit.

Për Kariusin përshëndetja me fanset është një diçka normale, por në Turqi nuk është pritur aspak mirë. Madje mediat turke raportojnë se portieri është paralajmëruar, në rast se veprimi përsëritet, ai do të ndëshkohet.