“Ngela në mes te detit, njoftuan policinë”, Aurela Gaçe tregon historinë që i ka ndodhur në Ksamil

07/08/2020 - 08:31

Këngëtarja Aurela Gaçe është duke xhiruar klipin e këngës “Lento Lento” në Vlorë. Këngëtarja ka treguar një histori nga jeta e saj në një intervistë për “Ora Verore”.

Teksa ka qenë me pushime në Ksamil ka notuar larg dhe ka qëndruar 2 orë në ujë. Ndërkohë familjarët e saj ishin alarmuar dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë.

“Njëherë kam qenë me pushime në Ksamil me familjen. Shumë kohë më parë. Ishim në një ishull dhe zbulova që ishte dhe një ishull tjetër, mu duk afër. U futa në ujë me not dhe shkova deri në gjysëm, e shikoja ishullin tjetër po kisha ecur shumë, të vazhdoja më dukej larg, të kthehesha më dukej sërish larg… thash hajt po e çoj deri në fund! Kam shkuar deri në fund si ato peshqit e lodhur, kam ndejtur ja dy orë në ujë dhe ndërkohë mami dhe babi ishin alarmuar pasi unë nuk dukesha më në ujë, ata kërkonin nëpër kodrina, kodra, shikonin kudo dhe për pak desh kanë thërritur policinë, pastaj banorët aty më kthyen me skaf, dhe babi që më shikonte dhe thoshte që s’je mirë nga trutë”, u shpreh Aurela duke qeshur teksa tregonte historinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Statistikat parashikojnë se ka rreth 3 miliardë përdorues të smartphoneve.

Reperi amerikan, Miles McCollum i njohur me emrin e artit Lil Yachty, u arrestua dhe u akuzua për qarkullimin me shpejtësi tej normave të

Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.

Harry dhe Meghan Markle kanë në plan një kontratë 150 milionë dollarëshe në Netflix për të dokumentuar aktivitetet e tyre filantropike dh

Ekzistojnë tri lloje të marrëdhënieve në jetën tuaj dhe nëse gjeni të duhurën nga e para, ju jeni me të vërtetë me fat.

Nëse jeni femër, shanset janë të mëdha që të kaloni të njëzetat në gabime dhe ta gjeni veten.

Gashi po sjell një tjetër hit që është pjesë e albumit 1984.

Nusret Gokçe, një ndër shefat më të famshëm të kuzhinës, duket se është përfshirë në disa telashe.

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Disa orë pas ndarjes