Ngordh në kopshtin zoologjik të Moskës krokodili 84-vjeçar i Adolf Hitlerit

25/05/2020 - 19:35

Saturni, aligatori personal i liderit nazist Adolf Hitler, i famshëm në kohën e luftës me mijëra vizitorë të kopshtit zoologjik të Berlinit, ka ngordhur kësaj jave në kopshtin zoologjik të Moskës në moshën 84 vjeçare.

Ai raportohet se ishte gjetur nga ushtarët britanikë në Berlin në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe i ishte dorëzuar ushtrisë së Bashkimit Sovjetik.

Saturni ka jetuar në kopshtin zoologjik të Moskës prej atëherë.

Shkrimtari rus Boris Akunin, ka thënë se ai ishte një nga kafshët e preferuara të Hitlerit.

Aligatori kishte lindur në botën e egër në Mississippi në 1936, para se të kapej e të dërgohej në kopshtin e Berlin.

Pas bombardimeve të vitit 1943 raportohet se aligatori ishte fshehur në bodrume e kanalizime para se të kapej nga ushtarët.

Saturn ishte një nga rezidentët më të vjetër të kopshtit zoologjik të Moskës dhe raportohet se i kishte shpëtuar disa herë vdekjes.

Një copë betoni kishte rënë në pellgun e tij në vitet 1980-të e cila për pak nuk e goditi. Ndërsa disa vjet më vonë një vizitor mizor e plagosi atë duke e goditur me një gur në kokë, pas së cilës ai pati nevojë për disa muaj kujdesje mjekësore.

Por me rinovimin e akuariumit Saturni ndaloi së ngrëni për disa muaj, me sa duket në shenjë proteste. Ai e bëri përsëri këtë në vitin 2010 por më vonë kishte rinisur të ushqehej.

Në njoftimin e kopshtit zoologjik të Moskës thuhej: “Saturni ishte një epokë e tërë për ne. Kjo nuk është aspak e ekzagjeruar. Ai erdhi me Fitoren (e Luftës) dhe jetoi 75 vjetorin e saj. Ishte një lumturi e veçantë të shikoje në sytë e tij, ai ka parë shumë nga ne kur ishim fëmijë. Ne shpresojmë të mos e kemi zhgënjyer”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gratë e forta janë gra që kanë përjetuar vështirësi dhe vuajtje, të cilat duhej të dilnin herët nga mosha e adoleshencës.

Vera, stina e diellit dhe kripës. E takimeve, dashurisë dhe pasionit dhe gjithashtu yjet bëjnë punën e tyre.

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po marrë në kons

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e

A jeni ndër ata që lodheni në përpjekjen më të vogël?

Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, dhe zyrtarët mendojnë se ta mund të jenë

Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë me 15 vajza të veshura me fustane nusërie, të cilat kanë parakal

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".