Gjatë ceremonisë së Emmy 2017, Nicole Kidman puthi në buzë bashkëprotagonistin e saj Alexander Skarsgard.

E gjitha kjo ndodhi teksa bashkëshorti i saj po shihte dhe duartrokiste, duke na habitur të gjithëve. E ftuar në shfaqjen e Graham Norton, Nicole sqaroi punën e puthjes:

“E putha vërtet, por duhet të kuptoni se unë dhe Allie [Alexander] bënim gjithçka bashkë. Bashkëshorti im është i mrekullueshëm, mbështetës, i pashëm dhe e dua më shumë se çdo gjë në botë. I dhashë Alex-it një puthje në formë urimi, por ai është si punë manekini.”