Një delfin i ngordhur ka dalë sot në bregdetin e plazhit të Durrësit.

Delfini kishte mbetur në cektinë dhe për nxjerrjen e tij është dashur të futet një fadromë që punonte për pastrimin e zonës.

Delfini është nxjerrë nga uji dhe transportuar më pas me një kamionçinë.

Ai ishte pikasur në thellësi nga barkat e peshkimit duke u afruar më pas te bregu.

Delfini ishte në gjendje të dekompozuar, ndërsa nuk dihet se përse ka ngordhur.

Pak javë më parë, një grup delfinësh u shfaqën në bregdetin e Currilave duke dhuruar spektakël për pushuesit që po lundronin me gomone dhe patën fatin t’i shihnin nga afër.