Supermodelja Gigi Hadid u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur një skandal në sfilatën e fundit të Chanel në Javën e Modës në Paris.

Një grua e paftuar, por e veshur bukur u ngjit në skenë ndërkohë që modelet po sfilonin dhe nisi të pozonte për qejfin e saj.

Gigi e kapi menjëherë situatën dhe e shoqëroi gruan në pozat e saj, për ta marrë atë më pas me vete.

Gruaja e paftuar dhe modelja seksi dolën pa shumë zhurmë nga sfilata e megjithatë të pranishmit arritën të filmonin momentin.