Një libër "shpërthyes" nga ish-shoqja e ngushtë për Melania Trump

07/07/2020 - 11:32

Një ish-ndihmëse e lartë e Melania Trump, njëkohësisht ish-mikeshë e saj, e cila ndihmoi në mbikëqyrjen e ceremonisë së përurimit të presidentit Donald Trump në vitin 2016, ka shkruar një libër me kujtime – që pretendohet se do të jetë “shpërthyes”, ku përshkruan miqësinë 15-vjeçare me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stephanie Winston Wolkoff luajti një rol të profilit të lartë në kalimin e Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për shkak të këshillimit të portofolit të saj publik.

Stephanie u detyrua të largohet nga detyra pasi u raportua se firma e saj kishte marrë 26 milionë dollarë për ndihmën e dhënë gjatë planifikimit të ceremonisë së përurimit të presidentit Trump. Asokohe, ajo kundërshtoi gjithë çfarë u tha duke theksuar se firma “mori vetëm 1,62 milion dollarë, para të ndara mes stafit”. Winston Wolkoff e kundërshtoi “pushimin nga puna” dhe pretendoi se “u flak mes katër rrugëve”.

Libri titullohet “Melania and Me” (Melania dhe unë) dhe do të botohet nga Gallery Books më 1 shtator. Libri me kujtime do të përshkruajë “udhëtimin” e Melania Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, miqësinë e tyre dhe largimin e Winston Wolkoff nga Shtëpia e Bardhë.

Stephanie është konsideruar si një nga mikeshat më të ngushta të Zonjës së Parë të SHBA-së. Thuhet se i dhanë fund miqësisë në 2017-n. Asokohe ajo tha për New York Times: “Pres që të mbetem një burim i besueshëm këshillash dhe mbështetjesh mbi baza joformale”.

/ANABEL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ju komunikoj që sot në këtë 10 gusht jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të në karantinë, pasi kam dalë pozitiv nga koro

Deputetja e opozitës parlamentare Edlira Hyseni ka hequr kostumin zyrtar dhe ka nisur pushimet.

Ditët e nxehta të gushtit, aktori i njohur, Gentian Zenelaj po i kalon me familjen e tij.

Përhapja e koronavirusit e ka vendosur parkun më të madh të krokodilit të Indisë nën kërcënim.

Një qytet kinez ndërtoi një urë rreth një shtëpie të vogël pasi pronari ka refuzuar t’ia shesë shtetit për dekada.

Një grua në SHBA ka rezultuar pozitive me koronavirus, por kjo gjë nuk e ndaloi të shkonte në një sallon bukurie për të bërë thonjtë.

Shkollat ​​po rihapin, parqet e argëtimit po mirëpresin vizitorët dhe ngrënia në natyrë është zgjidhja e vetme.

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, duhet ta dini se hajdutët “do

Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë në punë?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera-herës si një trend.