Gigi Hadid i ka lënë të gjithë pa fjalë me imazhet e saj të fundit. Nëpërmjet një postimi në Instagram, supermodelja ka treguar trupin vetëm 1 muaj pas lindjes.

Krahas fotove të publikuara ajo u ka kërkuar 60.1 milionë ndjekësve të saj që të planifikojnë të votojmë në zgjedhjet e përgjithshme në SHBA.

Modelja bukuroshe mahniti me selfie-t para pasqyrës, ku vuri në pah belin e saj të hollë. Në bluzën që mbante veshur, 25-vjeçarja shkruante: “VOTE” (votoni)!