Njëra nga motrat e famshme konfirmon largimin nga "Keeping up with the Kardashians"

08/11/2019 - 13:47

"Keeping up with the Kardashians" reality-show i njohur në Amerikë, mund të bëjë një ndryshim rrënjësor.

Pas disa muajsh thashethemesh që qarkullojnë nëpër media, Kourtney Kardashian konfirmoi gjatë një interviste në "Entertainment Tonight" se po bën një hap prapa në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj.

"Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani, në këtë dhomë."

Kim dhe Khloé konfirmuan gjithashtu largimin e motrës së tyre nga shfaqja.

"Ne e duam Kourtney -n dhe do të na mungojë çfarëdo që ajo vendos të bëjë, por njerëzit vijnë e shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje. Ndihemi sikur është një derë rrotulluese, kështu që Kourtney mund të largohet dhe të kthehet. Të gjithë kthehen", tha Khloé.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë.

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Observatori Evropian Jugor (ESO) ka krijuar një vizualizim të frikshëm dixhital që tregon se çfarë do të ndodhë me Tokën kur planeti ynë

Në disa raste thonë se qentë nuk janë të denjë për njerëzit.

Ende nuk dihet me siguri fati i godinës 6-katëshe, në bulevardin “Dyrrah”, të cilit i është vënë shiriti bllokues që ditën e parë të tërm

Ndonëse nuk i presim me gjallërinë e një viti më parë për shkak të tragjedisë që vendi kaloi më 26 nëntor, festat e fundvitit janë pranë.

Drejtuesi i një automjeti ka shpëtuar për mrekulli kur një mbikalim është shembur dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë.

Edhe pse muaji dhjetor nuk hyri aspak siç donim, bilanci i 51 viktimave të tërmetit duket se fashiti pak magjinë e tij, mos harroni se pë

Pas tradhëtisë që u kthye në kryefjalën e mediave, Khloe Kardashian tregoi në një status në Instagram se është gati të falë ish-partnerin