Njeriu më i pasur në botë i dhuron Tokës 10 miliardë dollarë

18/02/2020 - 17:05

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike. Ai e bëri premtimin në një postim në Instagram, duke e quajtur ndryshimin e klimës “kërcënimin më të madh për planetin tonë”.

“Ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh për planetin tonë. Dua të punoj bashkë me të tjerët si për intensifikimin e metodave të vjetra ashtu edhe eksplorimin e mënyrave të reja për të luftuar ndikimin shkatërrues të ndryshimeve klimatike në këtë planet që e ndajmë të gjithë", tha themeluesi i Amazon në një njoftim në Instagram.

Bezos shtoi se paratë do të përdoreshin për financimin e punës së shkencëtarëve, aktivistëve dhe grupeve të tjera. Punonjës të Amazon i kanë kërkuar atij të bëjë më shumë për luftën kundër ndryshimeve klimatike. Madje disa prej tyre janë larguar nga puna apo kanë ngritur zërin në publik.

56-vjeçari ka një pasuri neto prej më shumë se 130 miliardë dollarësh, dhe shuma e premtuar për klimën përfaqëson gati 8 përqind të pasurisë së tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vog

Ditën e diel, përveçse të gjithë ishim të detyruar ta kalonim në karantinë, edhe moti nuk premtoi shumë.

Vajza 19-vjeçare e boksierit Floyd Mayweather, Iyanna është arrestuar për sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse, pasi kishte goditur një gr

Një infermiere nga Anglia, Shirley Watts, ka postuar një video mjaft prekëse në rrjetet sociale.

Avokado kombinon fuqitë e saj me vetitë anti-inflamatore të mjaltit dhe fuqinë qetësuese të tërshërës dhe i jep lëkurës sonë hidratim dhe

Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjatë pandemisë së koronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena dhe rregullisht të dezinf

Shkencëtarët që bënë klonimin e parë të suksesshëm në botë, duke krijuar delen Dolly, thuhet se janë në bisedime me qeverinë britanike pë