Të gjithë atë njerëz që përtojnë të shkojnë në palestër apo nuk ushtrojnë aktivitet fizik, do t'ju vijë shumë keq për veten e tyre pasi të zbulojnë se çafrë bën një 111 vjeçar.

Henry Tseng edhe pse në një moshë shumë të madhe ushtrohet çdo ditë. Çdo mëngjes ai del me biçikletë për rreth 1 orë, bën joga dhe aktivitete sportive.

Në vitet '90 Henry iu bashkua një klase gjimnastikore çdo mëngjes dhe ende nuk i ka ikur vullneti për ta ndalur këtë aktivitet.

Vajza e tij Linda tha për Daily Mail se i moshuari është ushtruar në palestër që në vitin 1978 dhe ka pasur gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme, duke bërë not dhe sport në rininë e tij si edhe duke mos konsumuar alkool e duhan.

Henry tha për LA Times se jetëgjatësinë e tij ia atribuon qëndrimit pozitiv gjatë gjithë kohës dhe aktivitetit fizik të përditshëm. "Kam probleme të vogla si të gjithë. Por asgjë nuk është e pamundur,"-tha ai.