Një modele bjonde i ka habitur të gjithë me jetën e përditshme ku drejton një kamion mallrash për të siguruar jetesën.

"Gjithmonë doja të isha ndryshe, kështu që të jesh drejtuese kamionash erdhi spontanisht. Gjithmonë jam veshur si Barbie por jam ndjerë si djalë," – tha Blayze Williams për Dailymail.

Ajo filloi të merrej me këtë gjë që kur u bë pjesë e një automjeti të mallrave të rënda rastësisht, para 7 vitesh.

26-vjeçarja tregon se njerëzit e klubit të natës ku punon nuk besojnë se licenca e saj është e vërtetë dhe të gjithë thonë se vajzat duhet të marrin shembullin e saj.

Williams e përdor këtë punë për të marrë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetesën ndërkohë që konsiderohet si femër shumë e bukur dhe seksi.