Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, mund të vizitoni restorantin e parë nënujor të ndërtuar në Norvegji me një kapacitet total për 100 të ftuar.

Restoranti i quajtur “Under” që nga norvegjishtja përkthehet edhe “poshtë” dhe ‘”çudi”, përveç se funksionimit normal, shërben edhe si një qendër kërkimore për jetën detare.

Ky restorant është 111 metra i gjatë dhe gjysmë i futur në ujë, me një vrazhdësi guaske prej betoni mirëpret gunga dhe leshterikë për të banuar aty.

Muret e trasha të betonit lejojnë që ajo t’i rezistojë presionit dhe tronditjes nga kushtet e detit dhe dritarja masive panoramike e restorantit ofron një pamje nga deti, pasi ndryshon gjatë gjithë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit.

“Under është një përparim natyror i eksperimentimit tonë me kufijtë. Një pikë referimi e re për Norvegjinë Jugore, ajo ofron kombinime të papritura të sfidave që përcaktojnë vendndodhjen fizike të një personi në mjedisin e tij”, u shpreh themeluesi dhe arkitekti Snøhetta, Kjetil Trædal Thorsen.