24 korrik 2013 – Këngëtarja Nora Istrefi, gjatë udhëtimeve të saj, si duket i pëlqen të vizitojë vende atraktive. Këto ditë, gjatë vizitës në vendet  arabe, ajo ka ndërruar edhe stilin e veshjes, kuptohet duke iu përshtatur ambientit  atje. Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, Nora ka vizituar një xhami,  dhe me ketë rast i është dashur që të mbulojë të gjitha pjesët e trupit, ashtu siç e do vendi. Duket se veshjet tradicionale myslimane, Norës i kanë bërë shumë përshtypje, andaj edhe ka postuar një foto në rrjetet sociale gjatë vizitës që i kishte bërë në një xhami.