Novavax nis testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit

26/05/2020 - 11:57

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe sigurinë e saj.

Novavax tha se faza e parë e testimit klinik ka nisur në 130 pjesëmarrës të shëndetshëm, të moshës 18 deri në 59 vjeç, në Australi.

Faza e dytë pritet të zhvillohet në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe të vlerësojë imunitetin, sigurinë dhe reagimim e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në një gamë më të gjerë të moshave.

Dhjetëra vaksina tashmë janë në fazat e hershme të testimit, sidomos në SHBA, Evropë dhe Kinë.

Është ende e paqartë nëse ndonjëra prej tyre do të funksionojë kundër koronavirusit, i cili ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000.

Secila vaksinë përdor teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune.

Eksperimenti i Novavax-it përdor atë që quhet teknologji nanopartikulesh rikombinuese.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ish-ndihmëse e lartë e Melania Trump, njëkohësisht ish-mikeshë e saj, e cila ndihmoi në mbikëqyrjen e ceremonisë së përurimit të pres

Një grua në Britaninë e Madhe, thotë se ende i ushqen vajzat e saj me qumësht gjiri, pavarësisht faktit se ato janë respektivisht, katër

Mëngjesin e 6 korrikut, në moshën 92-vjeçare, u shua kompozitori i njohur italian, Ennio Morricone.

Meghan Markle dhe Princ Harry mbyllën zyrtarisht fondacionin e tyre ‘SussexRoyal’ duke paraqitur dokumentat e tyre në Londër.

Vdes në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone.

Yndyra e flokëve mund të jetë një problem i madh nëse nuk tregohet kujdesi i duhur.

Është vetëm 12 vjeçe dhe ka fituar një listë të gjatë çmimesh të ndryshme falë zërit të saj të bukur.

Përkundër besimit që kemi thuajse të gjithë, lëkura e thatë nuk është vetëm problem gjatë dimrit.

Ka rezultuar pozitive me Covid-19 Kimberly Guilfoyle, e fejuara e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgj