Një dhëndër është divorcuar nga nusja vetëm 15 minta pasi u martuan sepse u ndje i ofenduar nga kërkesa e çmimit të nuses që i bëri vjehrri. Ai pranoi që ti paguante vjehrrit 20.000 paund për martesën në Dubai, por ky i fundit nuk po duronte për të marrë paratë.

Anëtarët e familjes dhe miqtë shoqëruan çiftin në gjendjen civile për të nënshkuar kontratën e martesës. Por dhëndri dorëzoi 10.000 dollarë ndërsa pjesën tjetër do t'ia jepte më vonë. Megjithatë vjehrri i kërkoi të gjitha paratë menjëherë. 

Dhëndri i kërkoi që të shkonte ti merrte në makinë, por vjehrri në vend që ta lejonte, i tha që të dërgonte një mik ose të afërm ti merrte paratë ndërsa vetë të qëndronte në gjendjen civile.

Dhëndri u ndje i fyer ndaj kërkesave dhe hoqi dorë nga martesa, ai i tha babait të nuses se nuk e donte vajzën e tij si grua dhe u divorcua në më pak se 15 minuta pas nënshkrimit të kontratës së martesës.