OBSH: Varësia nga lojërat online është sëmundje

21/09/2018 - 19:03

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”

Entela Binjaku, psikologe: Arsyeja se pse është parashikuar tashmë edhe ligjërisht si sëmundje, lidhet me faktin se tiparet që shfaq një individ që frekuenton lojërat online janë tipare qeë flasin për çrregullime të shëndetit mendor, gjendje të paqetë, padurim për të shkuar një orë e meparë për tu bërë pre e kësaj loje, koha e gjatë që kalohet, pasioni i pakontrolluar.

Referuar përhapjes së këtyre lojërave në nivel global dhe varësisë që krijohet prej tyre bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë, ta përfshij në listën e sëmundjeve të gjeneratës së re.

Entela Binjaku, psikologe: Të gjithë ata individë që kalojnë një kohë të gjatë, që në mungesë të kësaj kohe të kaluar nuk ndihen mirë, humbasin qetësinë e brendshme, edhe në përditshmërinë e tyre kanë rendiment të ulët në punë, sepse gjithë energjia psikike shkon në drejtim të përmbushjes së dëshirës për të luajtur.

Megjithatë nuk duhet të trembemi pasi përdorimi i lojërave elektronike apo atyre online është tashmë një trend global, e rëndësishme është të kuptojmë se kur kemi nevojë për ndihmën e specialistit.

Entela Binjaku, psikologe: “Kjo duhet kuptuar në qoftë se shikojmë se ajo nuk është më një hobi, së dyti shikojmë që merr prioritet krahasuar me aktivitetet e tjera dhe së treti kur arsyetojmë se kemi pasoja negative nuk arrijmë ta frenojmë këtë pasion ose obsesion”.

Fëmijët dhe moshat e reja janë frekuentuesit më të shpeshte të lojërave elektronike. /tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas përfshirjes në ngjarjen e ish-bllokut, këngëtarja Elvana Gjata po lakohet në media, edhe për një tjetër skandal.

Të jemi mirënjohës është diçka që të gjithë duhet ta bëjnë, por fatkeqësisht, në jetë më shumë ankohemi, pa i shijuar mirë momentet.

Miss-i i ri i Botës është shpallur Vanessa Ponce de Leon, një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut.

Disa shenja zodiakale janë më të 'mbyllura' ndaj dashurisë, përqendrohen në gjëra të tjera, ose janë më të komplikuar në ndjenja, ndaj mu

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij që kushton rreth

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Finalja e madhe e “Këngës Magjike” përfundoi mbrëmjen e së shtunës.

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të së spektaklit të “Këngës Magjike” me këngën “Plas”.

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj ishte i ftuari special i kësaj puntate në "Mos i fol shoferit" në Ora News. 

Për herë të parë Aulona dhe Fatma dolën nga kosherja e zakonshme për të sjellë këtë puntatë një Thumb Magjik.