Modelja Jo Marney, e dashura e një deputeti britanik të djathtë ka dërguar disa mesazhe fyese ndaj të fejuarës së princit Harry, Meghan Markle.

Pas publikimit të mesazheve i dashuri i saj deputeti Henry Bolton, deklaroi ndarjen, pasi nuk mund të rrinte me një person që ka të tilla mendime raciste, të cilat nuk përputhen me parimet e partisë së tij.

Mesazhet kishin përmbajte të fortë fyese, ajo e kishte cilësuar Meghan si "zezake", "truvogël" dhe kishte shkruar më tej se: Meghan do të pushtoje familjen mbretërore me farën e saj të zezë.

Marney ishte edhe pjesë e partisë, por pas publikimit të mesazheve u përjashtua prej saj. Epo duket se Marney ka gjetur të ‘zihet’ me njeriun e gabuar!