Oferta e rrallë nga ishulli i Karaibeve: Një vit punë nga “plazhi” për të interesuarit

10/07/2020 - 14:22

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po marrë në konsideratë ishulli i Karaibeve. Kryeministrja Mia Amor Mottley është duke shqyrtuar planet për një “ndalesë 12-mujore në këtë parajsë” , një nismë e cila i lejon vizitorëve që të punojnë nga larg për një vit duke qëndruar në ishullin e bukur.

Për momentin, ideja po shqyrtohet me kujdes në drejtim të implementimit të saj, për shkak të testimeve të kufizuara. Pandemia nëpër botë ka pasur ndikim të madh mbi lëvizjet e udhëtimet, duke goditur fort edhe industrinë e turizmit të Barbadosit.

Turizmi përbën 40% të PBB-së së ishullit, dhe gati 30% e forcës së tij punëtore është e punësuar pikërisht në këtë sektor. Edhe pse impakti i virusit në vetvete ka qenë i kufizuar në ishull, mungesa e udhëtimit ndërkombëtar e ka prekur rëndë ekonominë e Barbadosit, që tani po sheh mënyrat sesi të tërheqë sa më shumë njerëz.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, duhet ta dini se hajdutët “do

Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë në punë?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera-herës si një trend.

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të n

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kurua

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të izoluar në rezidencën skoceze në Balmoral, ku ato janë atje prej disa dit

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos, që ka lënë vendin pas akuzave për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi, në një rezidencë të një superhoteli

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për sh

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur.