Oprah Winfrey dhuron 12 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit

21/05/2020 - 09:17

Fondacioni i bamirësisë i Oprah Winfrey do të dhurojë para për organizata të ndryshme në luftën ndaj COVID-19.

Prezantuesja e njohur këtë herë do dhurojë 12 milionë dollarë për vendet si Çikago, Baltimore, Nashville, Tenesi, Milwaukee, Kosciusko dhe Mississippi.

Njoftimin e ka dhënë vetë Oprah ditën e djeshme ku thotë se ky virus vdekjeprurës nuk ka ikur akoma dhe se do të lërë shumë pasoja te njerëzit.

“Koronavirusi nuk po ikën. Edhe nëse virusi do të zhdukej, ai do të lërë pasoja shkatërrimtare tek njerëzit. Ata nuk kanë punuar këto muaj dhe kanë harxhuar nga kursimet e tyre dhe ata do të kenë nevojë sërish”, vazhdon ajo.

Pasi foli me kryetarin e Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot dhe udhëheqësit e tjerë, Winfrey vendosi t’i dhuronte pesë milionë dollarë për një shtëpi pleqsh në Çikago, dy milionë për një organizatë që shpërndan ushqim për 10,000 njerëz në Nashville, dhe pjesa tjetër për organizata joqeveritare që ndihmojnë personat që nuk marrin shërbime të mjaftueshme në disa qytete.

66-vjeçarja edhe në fillim të muajit prill dhuroi dhjetë milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në nevojë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U ndanë s’u ndanë. Lidhja mes Albës dhe Albit u komentua shumë herë, sidomos ditët e fundit kur flitet për një ndarje mes tyre.

Vdekja tronditëse e George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHB

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.

Revista Forbes përmes një artikulli ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti, të cilën Kobe Bryant ia dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë, është shitur për një  shumë prej 206 

Fotot e fundit të miliarderes së njohur, motrës së Kim Kardashian, Khloe kanë ngjalluar mjaft diskutime në rrjet.

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht

Jona Shehaj gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministr