Ornela Vorpsi ka rrëfyer dje në “Opinion” vetveten. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, shkrimtarja dhe piktorja shqiptare ka treguar jetën në Tiranë për të vijuar më pas te largimi në Itali e më vonë në Francë.

Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela  ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.

“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”.

Por po ashtu ajo ka folur edhe per bashkeshortin e saj italian, te cilin shprehet se e ka njohur ne nje diskoteke, aty ku punote si fillim si imazh ne ate diskoteke.

“Por më pas pashë që vajzat që kërcenin mbi kub nxirrnin më shumë para, dhe vendosa të punoja aty për të siguruar të ardhurat e studimeve… Dhe në këtë kub diskoteke, njoha tim shoq”, shprehet ajo.