Ceremonia e 91-të e çmimeve të Akademisë së Arteve të Filmit dhe Shkencës është mbajtur në teatrin “Dolby” në Hollywood, prej orës 02:00 të së hënës me orën tonë lokale. Gjatë gjithë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë.

Çmimet kryesore ishin “Green Book” si “Best Picture”; Alfonso Cuarón, me filmin Roma, fitoi çmimin e “regjisorit më të mirë”; aktori më i mirë u shpall Rami Malek, “Bohemian Rhapsody”; aktorja më e mirë rezultoi Olivia Colman, me rolin e saj në filmin “The Favourite”; aktori më i mirë në rolin mbështetës ishte sërish nga “Green Book”, Mahershala Ali; aktorja më e mirë mbështetëse Regina King, “If Beale Street Could Talk”; ndërsa “Roma” u shpall “filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Gjatë ceremonisë, aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga dhanë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow”, nga filmi “A Star Is Born”, këngë që fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.