Pak përpara se të prezantojë Këngën Magjike, Klaudia Pepa ka dy fjalë për të thënë

08/11/2018 - 12:34

Në maratonën e tri ditëve të realizimit të "Këngës Magjike" 2018, në skenë moderatorin Ardit Gjebrea do e shoqërojnë bukuroshet Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

E në fakt, emri i Klaudias erdhi surprizë për të gjithë, por nuk mund ta fshehim që është një zgjedhje e goditur. Eksperiencat e mëparshme të balerinës së famshme shqiptare në këtë skenë, kanë qenë thjesht e vetëm në rolin e performancave në balet, ndërsa këtë herë Klaudia do të vijë ndryshe në sytë e publikut të pranishëm në sallë dhe atyre që do e ndjekin përmes ekranit.

Sigurisht që vetë ajo nuk e ka fshehur entuziasmin për këtë përvojë të re që i është besuar, ndaj pak javë përpara se të vijë në Shqipëri dhe të bëhet pjesë e magjisë së këngës, bashkë me dy bashkëprezantuesit e tjerë Arditin dhe Borën, ajo nuk i ka kursyer emocionet dhe disa fjalë të tjera të cilat ka vendosur t'i shpreh publikisht përmes një statusi në FB.

Ndër të tjera Klaudia shkruan: "Përshëndetje miq. Si ju duket lajmi i festivalit “Kënga Magjike”? Kënga Magjike ka qenë gjithmonë një pjesë e bukur  e jetës sime, kam marrë pjesë shpesh si balerinë dhe ëndërroja që një ditë të isha prezantuese dhe balerinë në të njëjtën kohë dhe ja…Faleminderit stafit dhe Ardit Gjebreas. Faleminderit familjes sime që beson gjithmonë tek unë! E lumtur që do jem afër jush. Mezi pres”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Burri më i vjetër i botës ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në ishullin kryesor në veri të Japonisë, Hokkaido, në moshën 113-vjeçare.

Ai është ndër aktorët më të njohur shqiptar dhe humorin e ka të lindur.

Ish-futbollisti i Manchester United, David Beckham, ka përfunduar në shënjestër të kritikave.

Ka ngordhur në moshën 12-vjeçare qeni i famshëm në mediat sociale, “Boo the Pomeranian”.

Ish-Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga e dashura e tij, Rocio Olivia, pas 6 vitesh martesë.

Dy të rinj kalifornian, u rrëzuan për vdekje nga maja Taft Point (243 metra e lartë) teksa po bënin një selfie.

Feliks Bilani është një prej fotografëve më të mirë shqiptarë, i cili krijimet e tij më të mëdha i realizon prej të dashurës.

Paul Pogba ka shkuar në stërvitje të Manchester United me Ferrarin e tij të ri...por a është ai i përshtatshëm për beben e tij, pasi që P

Edhe pse Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë, nuk i shmanget pritjes në radhë për të marrë një hamburger ashtu si gjith