Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pallati Buckingam fillon hetimin ndaj Meghan Markle, dyshohet për bullizëm ndaj stafit

03/03/2021 - 21:29

Pallati Buckingham po fillon një hetim mbi pretendimet se Meghan Markle ngacmonte ndihmësit mbretëror. Dukesha e Sussex është akuzuar për bullizëm dhe presion psikologjik ndaj dy punonjësve të pallatit mbretëror.

Ky hetim vjen, menjëherë pasi "The Times" publikoi pretendimet e ngritura nga dy punonjësit e pallatit mbretëror. 

'Ne jemi të shqetësuar për akuzat në ‘The Times’ pas pretendimeve të bëra nga ish-stafi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Prandaj, ekipi ynë do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull. Familja Mbretërore ka një politikë të Dinjitetit në Punë për disa vite dhe nuk toleron dhe nuk do të tolerojë ngacmimet në vendin e punës", tha zëdhënësi i Buckingam.

Meghan tha se ‘Times’ është duke u përdorur nga Pallati Buckingham për të shitur një narrativë krejtësisht të rreme bazuar në keqinformim mashtrues dhe të dëmshëm 'në lidhje me trajtimin e saj ndaj stafit, pasi ish-ndihmësit e akuzuan atë për 'ngacmime emocionale dhe manipulim', duke i detyruar ato të lënë punën me lot në sy.

Avokatët e saj thanë se ish-aktorja ishte trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj figurës të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i ngacmimit dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë, e cila në treg kap shifrën e 500 milionë dollarëve sipas Daily Star.

Ditën e sotme, Princi Philip do të përcillet për në banesën e fundit. Ceremonia mortore, e cila do të bëhet në orën 15:00, me kohën lokal

E para lindi gjuha e më pas shkrimi, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet e mund të flasim për gjithçka.

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e njohur GQ.

Një 31-vjeçar nga qyteti i Breshias ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se kishte dhunuar të dashurën e tij për shkaqe xhelozie,

I ndjeri Princi Philip raportohet se ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Lady Dianën. Mediat e huaja kanë publikuar edhe letrat mes

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama do t’i bashkohet së shpejti Hollit Kombëtar të Famës të Grave, insti

Këto tri shenja karakterizohen nga një kuriozitet intelektual, por edhe zgjuarsi e madhe.

Anëtarët e Familjes Mbretërore treguan disa fotografi të papublikuara më parë të Dukës së Edinburgut, pas vdekjes së tij në moshën 99-vje

Felix Lalo është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok tani për tani.