Pallati do shembet, e bija e Agron Xhungës shpëton pianon e të atit: Emocion shumë i madh (VIDEO)

19/05/2020 - 15:01

Prej disa ditësh, pallatit të VIP-ave në bulevardin "Dyrrah" i janë vënë shiritat pasi do të shembet për shkak të dëmeve të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët kanë nxjerrë orenditë shtëpiake nga apartamentet e tyre para se ditën e enjte të hidhen në erë vite jetë e kujtime në këtë godinë.

Mes tyre është edhe Andia, vajza aktore e kompozitorit të njohur durrsak, Agron Xhunga, e cila ka ardhur nga Tirana me qëllimin e vetëm për të shpëtuar pianon e të atit.

Instrumenti muzikor është nxjerrë nga banesa dhe është dërguar në mjediset e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" ku kompozitori Xhunga ka punuar për shumë vite.

"Është një emocion shumë i madh, gjithë fëmijëria, kujtimet, por të paktën pianon e shpëtova", thotë ajo me nostalgji.

"Të gjithë krijimtarinë, babi e ka krijuar në këtë banesë. Janë me qindra këngë, disa shumë të sukseshme. Por s’kemi çfarë të bëjmë, fatkeqësi natyrore nuk e kemi ne në dorë", shprehet e bija e kompozitorit Xhunga.

Në këtë ndërtesë, për plot 11 vite ka jetuar edhe këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Parashqevi Simaku, nipi i së cilës tregon se i kanë dhënë asaj lajmin e trishtë për shembjen e pallatit.

Godina 6-katëshe u shpall e pabanueshme dhe në bazë të ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit duhet prishur.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari Aleksandër Gjoka duket se është mjaft i revoltuar me kryeministrin Edi Rama sa i përket masave anti-koronavirus.

Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli tregoi se në muajin mars ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por që atëherë është shëruar pl

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezult

Programi më i ri që ka startuar në “Top Channel” çdo të premte “Aventurierët” vjen në formën e një reality show por që në episodin e plot

Studime të ndryshme tregojnë se çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Reperi britanik, Swarmz, arriti që të shpëtonte pa lëndime nga aksidenti që pati me “Ferrari”-n 250 mijë paund (280.000 euro), pasi u për

Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.

Një efektiv policia është ndjerë keq dhe ka pësuar një gjendje të fikëti, teksa ishte në krye të detyrës.

Prej disa kohesh, perflitet se Harry dhe Meghan Markle janë në krizë dhe mund të ndahen.Shkak i kesaj jane spekulimet se Meghan detyroi H

Të rinj e të moshuar kanë harruar kohën e pandëmisë dhe kanë shkuar të shijojnë rrezet e dielit në bregdetin e Golemit.