Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë duke punuar në një film të ri ‘Midnight in the Switchgrass’. Xhirimet e filmit fillimishit ishin nderprerë në mars të këtij viti për shkak të Covid 19.

Pas disa muajsh pushim, aktorët dhe ekipi u kthyen përsëri në korrik në ishullin e Karaibeve. Së fundi dy anëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Kompania Pimienta Film ka njoftuar se duhet nderprerë xhirimet menjëherë.

Regjisori Randall Emmett po planifikon të rifillojë xhirimet në Santa Barbara në javët e ardhshme me masa paraprake më të rrepta.