Paralajmërimi që princi Harry nuk dëgjoi për Meghan Markle

02/07/2020 - 20:00

Kate Middleton paralajmëroi Princin Harry të mos nxitonte të martohej me ‘krejtësisht të ndryshmen’ Meghan Markle, sipas librit të botuar sot nga 2 gazetarë investigativë, i cili pretendon se shpenzimet ‘bujare’ të Dukës ndezën përçarjen e tij me Princin William, raporton Mail Online.

Duka i Sussex, 35 vjeç, u martua me ish-aktoren amerikane Meghan, 38 vjeç, në maj 2018.

Familja mbretërore ishte aq e shqetësuar për Princin Harry që nxitoi të martohej me Meghan Markle, saqë edhe kunata e tij Kate Middleton e mori mënjanë për ta paralajmëruar, sipas librit të ri shpërthyes.

Duka i Sussex, pati një marrëdhënie të ngushtë me Dukeshën e Kembrixhit, të cilën e cilësoi si ‘motrën e madhe që nuk e kishte kurrë’.

Sidoqoftë, sipas thashethemeve marrëdhënia e tij me Kate dhe vëllain e tij Princ William mbetet e përçarë, pasi ai u zhvendos në LA me gruan dhe djalin e tyre, Archie, njëvjeçar.

Princi William “kishte shqetësime për romancën e princit Harry me Meghan Markle dhe Dukesha e Kembrixhit e paralajmëroi se ai duhet t’i merrte gjërat ngadalë”

Në librin "Royal At War", botuar sot, gazetarët investigativë Dylan Howard dhe Andy Tillett pretendojnë se Kate i kërkoi Princit Harry t’i merrte gjërat ngadalë, sepse t’i duhej ‘kohë, kujdes dhe vëmendje’ Meghanit të integrohej me familjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lucky Kelsall, 37 vjeçe, i bëri një premtim burrit të saj që ishte në prag të vdekjes, se me të do të bënte një djalë.

Sipas astrologjisë, këto shenja të horoskopit mund të kenë shoqëri të gjata dhe të jenë besnikë në raportin me njëri-tjetrin, keshtu qe k

Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë

Dwayne “The Rock” Johnson u emërua aktori më i paguar, për të dytin vit me radhë, shkruan revista Forbes.

Rita Ora ka qenë kryefjalë e statuseve në Twitter për ditë me radhë, pasi 29 vjeçarja është akuzuar për “përvetësim kulturor” dhe “blackf

Fotoja familjare për 70-vjetorin e Princit të Uellsit me familjen e tij ka qenë një makth i vërtetë.

Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran na la të kuptojmë se së shpejti, ai dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn, do të bëhen prindër pë

Manjati i teknologjisë John McAfee, është arrestuar nga policia norvegjeze pasi në vend të maskës anti-Covid kishte vendosur mbathje femr

Albert Ndreu, shqiptari që jeton në Sheffield të Britanisë së Madhe, i vendosi zjarrin banesës së tij, teksa po mundohej që t'i propozont

Sipas astrologjisë, meshkujt që i përkasin shenjës së Demit, dinë të duan një person përgjatë gjithë jetës.