Parashikoi Covid-in! Astrologia: Ja çfarë do ndodhë këtë fundvit...

19/10/2020 - 21:14

Në muajin shkurt, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit. Fshiu gjithë çfarë kishte në agjendë, braktisi shtëpinë në Londër dhe u zhvendos në Tasmani ku jeton sot me dy qentë e saj.

“E dija se çfarë po vinte. Ndoqa këshillën qe i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t`i biesh këmbënave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia.

Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e viktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Wuhan të Kinës.

“Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch, “Ulërima”. “ Ishte një paralajmërim aq ekstrem sa nuk e dija a duhet ta bëja. Por në fund të fundit kjo është puna ime, nuk i shmangesha dot. Unë i paralajmëroj njerëzit- për pensionet, kursimet e tyre, për faktin që po hyjnë pak si shumë në borxhe dhe për të qenë gati kur bota kthehet përmbys”, thotë ajo. Për fat të keq, ato paralajmërime nuk u dëgjuan shumë.

Kjo sepse Jessica nuk është ekonomiste, politikane apo virologe; është një astrologe britanike që ka dhe disa aftësi paranormale. E ndërsa ndjekësit e saj i morën për të mirëqenia parashikimet e Adams, shumë të tjera menduan se ishte thjesht një mashtrim. Në fakt, rezultoi se ajo kishte paur të drejtë. Ajo godit në shenjë edhe më datën 1 tetor 2020, saktësisht dita kur Donald Trump u diagnostikua me koronavirus.

Të jetë koincidencë vallë? Tani, astrologia që profetizoi shumë drejt Brexitit si dhe një tërmet të madh brenda familjes mbretërore britanike, që ndodhi të ishte shkëputja e princit Harry për shkak të bashkëshortes amerikane, tani na tregon se ç`do të ndodhë në fund të vitit.

“Krishtlindjet do të jenë fantastike. Gjërat do të nisin të ndryshojnë tre ditë përpara vigjiljes së Kërshëndellave për sa i takon miqësisë, grupeve, sigurisë globale. Bota më në fund do ta mbledhë veten”, shprehet ajo.

Astrologjia dikur merrej mjaft seriozisht, e anglezët ende e kujtojnë sesi në shekullin e 17-të, astrologu William Lilly parashikoi Zjarrin e Madh të Londrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një burrë nga Kenia që gabimisht ishte raportuar i vdekur është kthyer në jetë të martën, ndërsa ndodhej në tryezën e morgut, ku trupi do

Për ata që pëlqejnë të bëjnë shopping e premtja e fundit e nëntorit, ose ndryshe e premtja e zezë është dita më e shumëpritur e vitit.

Fëmijët e kopshtit “Do Re Mi”, në Durrës, në kuadër të festave të nëntorit kanë organizuar një ekspozitë me makete mbi këtë temë shpallje

Kompania Walt Disney po planifikon të pushojë nga puna 32 mijë punonjës në gjysmën e parë të vitit 2021 mes kërkesës së dobët të klientëv

Aktori dhe komediani i njohur, Matthew Perry është fejuar.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Larg Londrës, Meghan Markle dhe Princ Harry festuan “Ditën e falënderimeve” për herë të parë në vilën e tyre 14 milionë dollarëshe në San

Për disa njerëz është shumë e vështirë të ngrihen herët në mëngjes dhe disa pretendojnë se është e pamundur të ngrihesh herët dhe të jesh

Princi i Suedisë Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”,- kështu është shprehur Matias Morla, avokati i Di